Fatmir Zyberi

Fatmir Zyberi ka lindur në Tiranë dhe është angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të komunitetit rom dhe egjiptian në zonat periferike të kryeqytetit. Ai prej 10 vitesh punon i fokusuar në mbështetjen e fëmijëve rom dhe egjiptian me qëllim regjistrimin e tyre në çerdhe, kopshte dhe shkolla. 

Fatmiri është pjesë e komunitetit egjiptian dhe për t’i shërbyer atij edhe më shumë është bashkuar me organizatën “Qendra për Advokim Social”. Ai ka punuar për fuqizimin e komunitetit rom dhe egjiptian në disa

qytete dhe së fundmi është fokusuar në regjistrimin e fëmijëve në institucionet arsimore, punësimin dhe referimin e familjeve tek programi i strehimit social në Bashkinë Tiranë.

Ai punon vazhdimisht me komunitetin rom dhe egjiptian në zonën e Yzberishtit në kryeqytet, për përmirësimin e infrastrukturës bazë të lagjeve dhe përmes Programit “Shkëndija” është fokusuar tek mbështetja e të rinjve pasi dalin nga institucionet e jetimores, me qëllim adresimin e tyre drejt tregut të punës, strehimit dhe socializimit.

Scroll to Top