Manuela Orhani

Manuela Orhani ka përfunduar studimet në Psikologji klinike në Universitetin e Tiranës Fakultetin e Shkencave Sociale. Profesioniste në fushën e shëndetit mendor prej 5 vitesh në sektorin spitalor privat dhe me pas në sekrorin e Arsimit publik si psikologe shkollë në Shërbimin psiko-social në përkujdesje të nxënësve me AK, nxënësit me probleme në sjellje dhe emocionale,hartimin e raporteve të ndërhyrjes për rastet e nevojshme, këshillime,organizimin e takimeve ndërgjegjësuese me nxënës mësues e prindër,koordinimin e punës me institucionet e ndryshme për rastet e raportuara të dhunës nëfunksion të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve,etj. Znj. Manuela Orhani është e fokusuar në rritjen e mirëqenies emocionale të nxënësve ne shkollë dhe jashtë saj.Ajo është krijuese e nismes”Rritja e motivimit të nxënësve për të lexuar libra”zbatuar nga CO-PLAN dhe financuar nga Ambasada Amerikane. Aktualisht Znj. Manuela Orhani punon si psikologe në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Ymer Lala” Surrel,Tiranë.

Scroll to Top