Ju njohim me aktivisten Diana Hila, e cila prej vitit 2016 është e angazhuar në aktivitete që në qendër mirëqenien dhe të drejtat e kafshëve të shoqërimit dhe jo vetëm.
Krahas angazhimeve të shumta profesionale, Diana është shumë e përkushtuar në përmirësimin e kushteve të jetesës, veçanërisht kafshëve të rrugës. Gjatë këtij viti, Diana ju bashkua programit #shkëndija, për të ngritur çështjen e mungesës së një rregjistri për kafshët e rrugës (por jo vetëm). Me mbështetjen e mentorëve të programit dhe pas njohjes me bazën ligjore, Diana ju drejtua 61 bashkive në vend në mënyrë zyrtare për të kërkuar informacion mbi procesin e rregjistrimit. Diana kontaktoi gjithashtu Strukturën përgjegjëse për Shërbimin veterinar në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve.
Dhe pse vetëm një pjesë e vogël e bashkive dhe institucioneve të kontaktuara kthyen përgjigje, ne jemi shumë të gëzuar që ky proces ka rezultuar në ndërmarrjen e hapave përpara – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka nxjerrë URDHËRIN Nr. 634, datë 2.11.2023 “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR LËVIZJEN JOTREGTARE TË KAFSHËVE TË SHOQËRIMIT”.
Kjo mundëson standardizimin e procesit të rregjistrimit në të gjitha bashkitë – ndaj ajo që mbetet është zbatimi sa më i shpejtë dhe i plotë i urdhërit.
Për të diskutuar këtë dhe më shumë,më datë 22 Dhjetor, 2023, do të mbajmë tryezën kombëtare ‘Për të drejtat dhe liritë e kafshëve të rrugës në Shqipëri’. Ju ftojmë të na bashkoheni!
Detajet do të ndahen në ditët në vijim!
Programi #shkëndija, i cili zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit me mbështetjen e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë, mbështet mbi 25 nisma nga aktivistë në mbarë vendin.
#Aktivizem #coplanalbania #Shkëndija #youth #careeradvice