Krijimi i klasës burimore për fëmijët me nevoja të veçanta

Sot do t’ju njohim me nismën e mësues dhe aktivistes Lule Daçi dhe nxënësve të shkollës ‘Rifat Manjani’ në Shupenzë, Bulqizë.

Mësuese Lulja ka kryer studimet në Filozofi dhe Mësuesi për Shkenca Sociale Arsim i Mesëm i Lartē, në Universitetin e Shkencave Sociale, Tiranë.

Tashmë, është në vitin e saj të pestë të punës në degën e mësuesisë në gjimnaz me në qendër fushën shoqërore. Si një mësuese/ qytetare aktive ka kontribuar në nxitje të aktivizmit, në përfshirjen dhe krijime të ideve të ndryshme.

Së bashku me të rinjtë krijuan për herë të parë Klubin e Arteve ‘Amare’, për të rritur angazhimin e nxënësve në ngritjen dhe zgjidhjen e problematikave të ndryshme në komunitet. Një nga nismat më të fundit të ndërmarra nga Klubi dhe Mësuese Lules është ajo e “Krijimit të klasës burimore për fëmijët me nevoja të veçanta”, në kuadër të programit Shkëndija.

Përgjatë vitit klubi ka punuar për realizimin e punimeve artizanale/ artistike, përmes të cilave synohet mobilizimi i një pjese të fondeve të nevojshme për ngritjen e klasës burimore.

Falenderojmë Mësuese Lulen dhe nxënësit e saj për angazhimin qytetar dhe shembullin që ofrojnë përmes nismave të tyre.

Programi #shkëndija, i cili zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit me mbështetjen e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë, mbështet mbi 25 nisma nga aktivistë në mbarë vendin.

#Aktivizem #coplanalbania #Shkëndija #youth #careeradvice

Scroll to Top