Administrimi i pyjeve të gështenjës në Bashkinë Pogradec

Ju prezantojmë me Z. Rruzhdi Hymetllari, pjesëmarrës në programin #shkëndija. Ai është Jurist dhe Specialist Mjedisi nga Pogradeci ndërsa në sektorin e shoqërisë civile ai drejton Shoqatën ‘Pylli i Blertë’. Në Programin #shkëndija vjen me një nismë të rëndësishme për bashkëqytetarët e tij që ka të bëjë me pjesëmarrjen e komunitetit në administrimin e pyjeve te gështenjës në Bashkinë Pogradec.
Ndër aktivitetet që Rruzhdiu planifikon të zbatojë, parashikohen disa procese advokimi si dialog me përfaqësues të institucioneve në nivel lokal dhe qendror.

Programi #shkëndija vjen në kuadër të projektit “Sparking Activism Initiatives Locally – SAIL III”, i zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë si pjesë e programit “Civil Society Capacity Building”.

activism #civicactivism #shkëndija #differentbutequal

Scroll to Top