Violeta Gjoni
Violeta Gjoni është mësuese për fëmijët me nevoja speciale, si dhe aktiviste prej disa vitesh, kryesisht në aktivitete të cilat kanë në fokus integrimin e fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara, dhe nënë në përkujdesje të vazhdueshme të një fëmije me aftësi të kufizuara.
Violeta gjithashtu drejton Qendrën Social-Kulturore “Edhe unë mundem “, ku zhvillohen aktivitete te ndryshme aftësuese me të rinj me aftesi të kufizuar.
Një nga nismat më të fundit të ndërmarra nga qendra është krijimi i një Klubi Sportiv i cili organizohet dhe manaxhohet vullnetarisht nga një komunitet prindërish të fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Prej thuajse dy vitesh, ky klub ka arritur të stërvisë një grup me 35 të rinj me aftësi të kufizuara dy herë në javë në palestrën e shkollës ”Dhora Leka “, në kryeqytet.
Violeta është angazhuar të advokojë pranë Bashkisë Tiranë, Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, Zyrës Vendore Arsimore Tiranë, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si dhe Agjencisë Kombëtare të Punësimit që kjo nismë të shtrihet në më shumë shkolla të kryeqytetit.