Sara Kola
Për herë të parë adoleshentja Sara Kola, filloi aktivizimin e saj në komunitet përmes programit #shkëndija. E lindur dhe rritur në Itali, ajo është kthyer në Shqipëri disa vite më parë dhe vazhdon mësimet në shkollën “Gjon Buzuku” në Tiranë.
Sara është e shqetësuar për gjendjen e kafshëve endacake në Tiranë, kujdesin që tregohet ndaj tyre dhe problemeve që ato mund të sjellin në komunitet. Prandaj, me nismën e saj si pjesë e programit #shkëndija, ajo synon nxitjen e kujdesit dhe mbrojtjes së kafshëve endacake për krijimin e një komuniteti më të sigurt.