
Riges Beqiri
Riges Beqiri është shkëndija jonë nga Bulqiza. Pas mbarimit të studimeve në Fakultetin Ekonomik në Tiranë, ai është rikthyer në vendlindje për të ushtruar profesionin e tij dhe për të promovuar vlerat natyrore e kulturore të zonës.
Në vitin 2017, së bashku me miqtë, ai ka themeluar Shoqatën e Natyrës dhe Turizmit Bulqizë. Me nismën e tyre, si pjesë e programit #shkëndija, Rigesi dhe miqtë e tij synojnë krijimin e një platforme në fushën e turizmit me qëllim promovimin e resurseve natyrore të Bulqizës si dhe nxitjen e bashkëpunimit të familjeve të kësaj zone me aktorë të tjerë.
Falë kësaj nisme, Bulqiza ka filluar të vizitohet dhe promovohet si një destinacion i turizmit të natyrës.