Pranvera Nallbati

Pranvera ka lindur në Elbasan dhe ka përfunduar studimet e larta në fushën e ekonomisë. “Vera e qenushave” siç e njohin gjerësisht në qytet, nisi që në vegjëli të lidhej me kafshët shtëpiake me mbështetjen e vazhdueshme të prindërve. Babai e këshillonte gjithmonë që t’i donte dhe të kujdesej për kafshët e rrugës. Nën emërtimin modest “Vera Shelter”, vullnetarisht ajo ka krijuar një strehë për kafshët e rrugës në Elbasan dhe së bashku me vullnetarë mbledh kryesisht qentë në rrugët e qytetit dhe i ofron shërbimin veterinar, strehimin dhe ushqimin. Ajo çdo ditë punon në terren për mbledhjen dhe kujdesin nëpër lagje të kafshëve të rrugës në territorin e Bashkisë Elbasan, deri pranë kryeqytetit. Përmes Programit #shkëndija” ajo po advokon që bashkia të bëjë transparencë për trajtimin e kafshëve të rrugës, duke nxitur investimet dhe mbështetjen për këtë shërbim që duhet ta ofrojë pushteti vendor. 

Scroll to Top