Ju ftojmë të njiheni me thirrjen #shkëndija

Programi #shkëndija mbështet me njohuri dhe mentorim të specializuar aktivistë (individë, grupime apo organizata) në procesin e zhvillimit të nismave konkrete për ndryshim me qëllim përmirësimin e jetës së tyre dhe qytetarëve në komunitetin ku ata jetojnë.

Programi #shkëndija është proces mësimi praktik i cili hap mundësi të shumta për secilin që bëhet pjesë, pra është rrugëtim përmes të cilit pjesëmarrësit i bashkohen një rrjeti të gjerë aktivistësh, profesionistësh dhe aktorësh të shoqërisë civile në Shqipëri.

Publikimin e plotë mund ta lexoni në këtë link.

Scroll to Top