Rin’Tours Club promovon turizëm të qëndrueshëm në Maliq

Nisma RinTours Club e organizatës Act Think Center në qytetin e Maliqit zhvilloi takimin e saj finalizues me aktorët lokal të këtij komuniteti në datë 04. 12. 2023. Qlllimi i kësaj nisme është promovimi i atraksioneve turistike të Bashkisë Maliq nëpërmjet një promotori mjaft të rëndësishëm siç janë të rinjtë. 

Tryeza e rrumbullakët kishte në fokus temën “Rin’Tours Club dhe krijimi i urave të bashkëpunimit me aktorët lokal të Bashkisë Maliq për një turizëm të qëndrueshëm” ku morri pjesë Krytari i Bashkisë Maliq, Z. Gëzim Topçiu, drejtues të sektorit të turizmit, rinisë dhe rekreacionit, specialistë të buqësisë, ekononisë, shoqëri civile, të rinj, biznese dhe media lokale. 

Përgjatë këtij takimi u mbajt fjala përshëndetse dhe hyrëse e Drejtueses Ekzekutive të ATHC Xhensila Mirashi, e cila shprehu edhe qëllimin e takimit dhe prezantoi arritjet e nismës. Më pas fjalën e morri Kryetari i Bashkisë Maliq, Z. Gëzim Topçiu, i cili u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar në vazhdimësi në lidhje me këtë nisëm të cilën e vlerësoi si shumë të domosdoshme për zhivillimin e turizmit në Maliq. 

Më pas të rinjtë prezantuan nëpërmjet një reportazhi të përgatitur nga vetë ata interneraret e zhvilluara me mbështetjen e Bashkisë Maliq për evidentimin e atraksioneve turistike të zonës. Bujar Ago, ekspert i turizmit bëri një analizë më të thelluar të situatës së zhvillimit të turizmit në Bashkinë e Maliqit duke dhënë edhe rekomandimet e tij të cilat ishin: 

– Krijimi i infrastrukturës akomoduese
– Publikimi i itenerareve
– Ofrimi i guidave të licensuara dhe stimulimi i tyre.
Më pas biseda shkoi në një diskutim të hapur me pjesëmarrësit ku u trajtua çështja e gjetjes së disa alternativave për zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm në këtë zonë të cilat ishin:
– Hartimi i një guide lokale dedikuar vetëm Bashkisë Maliq dhe atraksioneve të saj turistike.
– Krijimi i një maketi ku të pasqyrohet nëpërmjet fotografive imazhe nga Kampi i Internimit Komunist përgjatë tharrjes së kënetës
– Markimi i shtigjeve për turistët që preferojnë hiking
– Promovimi i atraksioneve dhe vlerave turistike nëpërmjet marketimit më të gjërë nëpër
rrjete sociale e media lokale.
 – Krijimi i shesheve të pushimit përgjatë rrugës së liqenit të Moglicës.
– Forcimi i urave të bashkëpunimit të sapongritur në kuadër të një turizmi të qëndrueshëm.

Scroll to Top