Qendra Rinore ARKA
Tre të rinjtë Alda Ujkaj, Jursi Temali dhe Josephine Bardeli, janë shkëndijat tona nga Shkodra. Ata janë pjesë e Qendra Rinore ARKA Shkoder , krijuar në vitin 2018 si projekt i Qendrës Rinore Arka me qëllim nxitjen e angazhimit qytetar dhe pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrje, politikë dhe jetën publike. Pjesë e këtij këshilli janë rreth 50 të rinj, të cilët janë të angazhuar vullnetarisht në aktivitete të ndryshme sociale dhe kulturore në qytetin e Shkodrës.
Në programin #shkëndija, Alda, Jursi dhe Josephine, sollën si nismë lirimin e korsive të biçikletave nga parkimi dhe bllokimi në mënyrë të paligjshme i makinave. Nisma e tyre erdhi si rezultatet i një problematike të hasur vazhdimisht nga qytetarët e Shkodrës dhe e identifikuar si e tillë nga vetë eksperienca e të rinjve të këshillit.