Gevio Tabaku

Gevio Tabaku ju bashkua programit #shkëndija si një student me shumë ambicie për të themeluar Bordin Kombëtar Studentor. Aktivizmin Gevio e ka nisur në qytetin e tij të lindjes, Gramshin, ku punonte me përkushtim për të drejtat dhe përgjegjësitë e të rinjtve në raport me komunitetin. Zëri i tij është dëgjuar shpesh lidhur me të drejtat e studentëve, por ndërkohë ai është pjesëmarrës në shumë aktivitete të jetës sociale.
Për të përcjellë më tej zërin e të rinjve ai themeloi, Portalin” Portalistudentor.al”. Ky është një portal online, i cili ndihmon të gjithë studentët të komunikojnë me njëri-tjetrin si edhe të shprehin mendimin e tyre hapur rreth çështjeve të ndryshme. Portali gjithashtu shërben si një mënyrë efektive ku studentët dhe nxënësit e gjimnazeve mund të mësojnë online.

Scroll to Top