Dorela Rrumbullaku
Dorela Rrumbullaku ka përfunduar Studimet për Fizioterapi në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike dhe është liçensuar si fizioterpiste. Ka punuar fizioterapiste vullnetarisht në shoqatën MEDPAK përgjatë viteve 2016- 2018. Gjatë kësaj periudhe ka realizuar vizita në familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuara, ka realizuar vlerësime dhe ka ofruar terapi për fëmijët me Ak. Aktualisht është anëtare në shoqatën MEDPAK. Prej 6 vitesh ushtron profesionin e fizioterapistes në Qendrën Ditore për Fëmijët dhe të Rinjtë me Aftësi të Kufizuara në Bashkinë Librazhd. Gjithashtu ushtron profesionin privatisht me raste otopedike, neurologjike dhe pediatrike. Znj. Rrumbullaku ndjek në mënyrë të vazhdueshme trajnime mbi zhvillimin e saj profesional dhe vazhdimisht bashkëpunon me profesionist në Shqipëri dhe të huaj.
Ajo është krijuese e nismës “Një posturë e rregullt për një jetë të shëndetshme” zbatuar nga Co-PLAN dhe financuar nga Ambasada Amerikane.
Aktualisht punon si fizioterapiste në qytetin e Librazhdit.