Nisma “Një posturë e rregullt për një jetë të shëndetshme” e organizuar nga Dorela Rrumbullaku, fizioterapiste dhe aktiviste në shoqatën MEDPAK ka pasur në fokus realizimin e trajnimit informues mbi deformimet e kolonës vertebrale (skolioza) me stafin psiko- social, mësues ndihmës, mësues të edukimit fizik dhe prindër.
Fillimisht u bë kërkesë tek Zyra Arsimore Vendore për përfshirjen e stafit të sistemit arsimor në trajnim dhe pas miratimit nga drejtori i ZVA Z. Skënder Karriqi, u vijua me planifikimn e datës dhe vendit të trajnimit.
Trajnimi është realizuar më 15. 12. 2023, në ambjentet e restorant Sopotit Librazhd ku morën pjesë 35 persona dhe qëllimi i tij ishte informimi mbi deformimet e kolonës vertebrale çfarë është, kush janë disa nga indikatorët që ndikojnë tek deformimi i saj, si mund ta identifikojmë dhe ku duhet të drejtohemi.
Në fillim të trajnimit u mbajt fjala përshëndetëse nga Kryetarja e Shoqatës MEDPAK Znj. Zela Koka e cila shprehu mirëseardhjen dhe falenderimin për interesin që shprehën të gjithë për të qenë pjesë e trajnimit. Gjithashtu theksoi edhe qëllimin e nismës dhe ndikimin që do të ketë tek të gjithë pjesëmarrësit.
Më pas ka vijuar trajnimi nga Dorela Rrumbullaku, fizioterapiste ku është fokusuar në këto pika:
- Çfarë është skolioza?
- Si klasifikohet?
- Kush janë faktorët që ndikojnë tek deformimi i kolonës vertebrale?
- Si mund ta identifikojmë atë?
- Rruga që duhet ndjekur për rehabilitimin e sajë.
Ideja e nismës ka ardhur si pasojë e:
- keqpozicionimit që fëmijët mbajnë gjatë qëndrimit ulur apo nga perdorimi i pajisjeve teknologjike; b) pesha e rëndë e çantave të shpinës;
- devijimi i kolonës vertebrale si pasojë mbivendosjen e skoliozës;
- mungesa e aktivitetit fizik;
- mungesa e një specialisti të stafit mjeksor në ambjentet shkollore.
Skolioza është një devijim jo normal i kolonës vertebrale dhe numri i fëmijëve me skolioz funksionale vitet e fundit ka ardhur në rritje, gjë e cila është bërë shqetësuese për shoqërinë tonë. Çanta e shpinës me peshë mbi normën është një ndër faktorët kryesorë të rriskut për devijimin e kolonës vertebrale tek fëmijët.
Gjatë trajnimit janë bërë edhe demostrime për mënyrën e vlerësimit postural, që secili nga pjesëmarrësist mund të bëjë vlerësimin e nxënësve nëpër shkolla nëse kanë deformim të kolonës vertebrale dhe më pas ti referojnë pranë Qendrës Ditore për Fëmijët dhe të Rinjtë me Aftësi të kufizuara të Bashkisë Librazhd.
Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësve ju janë shpërndarë fletëpalosje, postera dhe çertefikata mirënjohëse për pjesëmarrjen dhe secili prej tyre ka shprehur dëshirën për realizime të trajnimeve me tematika të tilla, të cilat lidhen me mirëqenien e fëmijëve.