Diana Hila

Fillesat e mia në aktivizëm datojnë që në vitin 2016. Në këtë vit vendosa të adoptoj një qenushe endacake, ndër më të njohurat në Tiranë.
Tuna përpos gëzimit që solli me harenë e saj më tregoi një realitet të dhimbshëm të abuzimit dhe keqtrajtimit të kafsheve endacake. Abuzim ky që ndodh në cdo cep të vendit, në cdo kohë të ditës e natës dhe që ushtrohet nga të gjitha moshat, prejardhjet, arsimit etj.
Në vendin tonë të vogël, abuzimi ndaj më të dobëtit është nje realitet i heshtur dhe një plagë tejet e madhe sociale e cila shkon përtej keqtrajtimit të “thjesht një kafshe”. Ndër vite jam përpjekur të jap kontributin tim në zbutjen e kësaj plage duke gjetur familje për rreth 94 kafshë të braktisura dhe abuzuara. Të gjithe janë të adoptuar jashtë vendit.


Ndërsa sot mund të konkludoj që vetëm kaq nuk mjafton dhe që aktiviste të kauzës, autoritetet shteterore duhet të implementojnë projekte të vërteta të reduktimit të kafshëve endacake, jo përmes formës totalitare asaj të eliminimit fizik, por përmes strategjive që vendet europiane kanë implementuar ndër vite.

Përmes kësaj mundësie synoj të formuloj një projekt pilot i cili do të ketë në qendër reduktimin në kohë të kafshëve të shoqërimit endacake dhe implementimin e konceptit të “Kafshëve të Komunitetit”.




Scroll to Top