Thirrje për Shprehje Interesi për Organizatat e Shoqërisë Civile
Me kënaqësi ftojmë organizata të shoqërisë civile të bëhen pjesë e programit të shkëmbimit në kuadër të projektit #SPARKs: “Supporting Civic Activism and Advocacy Initiatives in Albania”. Kjo mundësi unike i ofron organizatës tuaj mundësinë të bashkëpunojë ngushtë me një pjesëmarrës të programit, për një periudhë prej 2 deri në 4 javësh, duke ofruar mbështetje për kauzën e tij/saj, ose për një aspekt specifik të nismës.
Për më shumë informacion lexoni dokumentin e mëposhtëm.
Programi #shkëndija është pjesë e projektit “SPARKs: Mbështetja e Aktivizmit Qytetar dhe Nismave Avokuese në Shqipëri”, zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, si pjesë e programin “Ngritja e Kapaciteteve të Shoqërisë Civile”.