Anxhelina Kano
Anxhelina Kano, ka kryer studimet bachelor dhe master shkencor për Psikologji Klinike në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës. Aktualisht ofron shërbimin psiko-social në fushën e shëndetsisë. Anxhelina është pjesmarrëse në programin #Shkëndija me synimin për të dhënë zë dhe informacion stafit pedagogjik të sistemit parashkollor për mënyrën e menaxhimit të situatave kur në grup bëjnë pjesë fëmijë me nevoja speciale në veçanti me spektrin e autizmit. Informacioni, teknikat dhe strategjitë do të dokumentohen në formën e një broshure e cila ju shpërnda stafit edukues në disa kopshte të Bashkisë Tiranë. Fokusi janë fëmijët me nevoja speciale për të patur një zhvillim sa më cilësor dhe të barabartë me fëmijët e tjerë.
Ju mund të njiheni me materialin orientues këtu:
“Stafi Pedagogjik Parashkollor dhe Fëmijët me Nevoja Speciale: Informacion”