Formular për kërkesë për informacion

Përmes Ligjit nr. 119/2014, “Për të Drejtën e Informimit”, mund t’i dërgohen “Kërkesa për Informacion” autoriteteve publike dhe të merren të dhëna apo dokumente publike. Çdo qytetar ka të drejtën e njohjes me informacionin publik, pa u detyruar të shpjegojë arsyet e kërkimit të informacionit.

Në rast se ju vlerësoni se ju janë shkelur të drejtat për të marrë informacion mund të ankoheni pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, brenda 30 ditëve punë, nga dita kur ju nuk keni marrë njoftim për refuzimin e kërkesës ose kur nuk keni marrë përgjigje (pra ka kaluar afati ligjor për dhënien e informacionit të kërkuar, 10 ditë pune).

Formularin e gjeni në këtë link.

Scroll to Top