KINDLE Advocacy u zbatua nga Co-PLAN me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Tiranë. Projekti trajtoi nevojën që OSHC-të e reja dhe aktivistët e sapodalë të artikulojnë përgjigje të bazuara në prova për të ndikuar në politikëbërjen në çështjet urgjente që lidhen me krijimin e qytetit, demokracinë dhe mjedisin.
Projekti synonte të forconte kapacitetet e brendshme të OSHC-ve lokale dhe aktivistëve të rinj për të monitoruar, analizuar dhe ndërmarrë hapa/veprime konkrete përmes një qasjeje të dyfishtë/integrale, duke u ofruar grupeve të synuara zhvillimin e kapaciteteve dhe përvojën e avokimit. Një program i përshtatur për zhvillimin e kapaciteteve u parashikua në formën e seminareve të strukturuara dhe komponentëve të trajnimit, duke mbuluar pesë tema thelbësore nën qeverisjen gjithëpërfshirëse në shumë nivele, si zgjedhjet, komunikimi për ndikim, aktivizimet urbane, burimet mjedisore dhe një temë e lirë. Në këtë proces pjesëmarrësit përmirësuan njohuritë e tyre se si të angazhohen në proceset e politikave (monitorimi, analizimi, ndikimi), si të krijohen platforma dialogu me autoritetet lokale/rajonale/dhe kombëtare, si të ngrihen çështje të veçanta urgjente brenda sektorit dhe si për të inicuar veprime lobuese dhe avokuese në funksion të ndikimit në politikëbërje.