Xhulia Facaj

Xhulia Facaj ka përfunduar studimet në Arkitekturë në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës. Profesioniste në fushën e arkitekturës dhe zhvillimit urban prej 5 vitesh në sektorin publik dhe privat, si specialiste në hartimin e projekteve të tipologjive të ndryshme në shkallë mikro me fokus hartimin e koncepteve dhe zgjidhjen arkitektonike, projekteve të zbatimit, hartimit të planeve të zhvillimit dhe planeve të detajuara vendore. Znj. Facaj është e fokusuar mbi arkitekturën dhe zhvillimin e qëndrueshëm duke hulumtuar në mënyrë të vazhdueshme mbi politikat për zgjidhjen e çështjeve mjedisore, ndryshimet klimatike, prodhimit të energjisë së rinovueshme, zhvillimeve teknologjike dhe progresit të materialeve të ndërtimit. Ajo është krijuese e nismës mbi “Implementimin e materialeve të zgjuara në arkitekturë”, zbatuar nga CO-PLAN dhe financuar nga Ambasada Amerikane. Aktualisht Znj. Facaj punon si Specialiste e Investimeve në Infrastrukturë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar.


Në përgjithësi arkitektura trajton probleme të të gjitha llojeve duke gjetur strategji alternative të zgjidhjes së këtyre problemeve. Kështu edhe nisma e Xhulias konsiston në përmirësimin e mjedisit nëpërmjet arkitekturës, konkretisht përdorimit të materialeve inteligjente në ndërtime, materiale ndërvepruese që i përgjigjen ndryshimeve të mjedisit si: rrezatimit diellor, ndryshimit të temperaturës, pastrimit të ajrit nga CO2, forcave mekanike, prodhimit të energjisë elektrike etj. Ndërgjegjësimi për përmirësimin e cilësisë së mjedisit, ajrit dhe ruajtjes së energjisë, si një rol ndërmjetësues për mbrojtjen e tokës, nuk është asnjëherë i mjaftueshëm për shoqërinë.

Xhulia ka zgjedhur ta bëjë këtë përmes një platforme online ku ndan informacione dhe materiale shpjeguese rreth materialeve inteligjente dhe përfitimet nga to. Ju mund të njiheni me platformën e Xhulias duke klikuar këtu


Scroll to Top