Dita Kombëtare e Aktivizmit – #nad 2020

Dita Kombëtare e Aktivizmit 2020, një ditë e përkushtuar ndaj aktivizmit, ndodhi kudo në Shqipëri me temën “Këtë vit shkojmë në vend”. Ndër vite nismat kanë qenë frymëzuese, shpresëdhënëse dhe njerëzore. Për shkak të sfidave të vitit 2020, ne inkurajuam nismat që sollën ndryshime pozitive, sado të vogla.

NAD2020 mirëpriti tridhjetë e katër organizata të reja, grupe entuziaste, individë plot energji nga dhjetë qytete të Shqipërisë duke sjellë një shembull të mirë aktivizmi dhe qytetarie të ndjekur nga njëzet e gjashtë aktivitete që u zhvilluan atë ditë. Shtatë figura publike dhe jo publike e shpjeguan aktivizmin me fjalë dhe tetë mesazhe sensibilizuese me shkaqe të ndryshme. Me një event para-hapjeje të përbërë nga një projeksion tematik në Tiranë, festimet u hapën zyrtarisht në datën 22 për rreth 4 orë e 30 minuta transmetim dhe lidhje direkte me rreth 6700 shikues dhe shikime unike prej 1600 shikuesish.

Scroll to Top