Dita Kombëtare e Aktivizmit – #nad 2021

Për të katërtin vit radhazi, Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri organizon më 22 Tetor 2021, Ditën Kombëtare të Aktivizmit (NAD 2021). I fokusuar në aktivizmin në nivel lokal, nën sloganin “Vepro kudo që të jesh dhe si mundesh”, edicioni i katërt u festua nga më shumë se 50 organizata, grupe rinore dhe aktivistë të rinj kudo në Shqipëri. Panairi i Aktivizmit, në sheshin Skënderbej në Tiranë dhe aktivitetet lokale të zhvilluara në mbi 25 bashki të vendit shënuan NAD 2021.

Aktiviteti në Tiranë u ndoq nga Zëvendës Shefi i Marrëdhënieve me Publikun, në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, Amanda Roberson, e cila përshëndeti ngjarjen dhe theksoi rëndësinë e angazhimit qytetar, aktivizmit dhe vullnetarizmit. NAD, tashmë një traditë, është një ditë kushtuar njerëzve dhe nismave që guxojnë dhe përfshihen për të përmirësuar gjërat që shqetësojnë shoqërinë, por edhe një ditë për të festuar dhe inkurajuar aktivitetin e aktivistëve të rinj. Kjo ditë është pjesë e Programit të Shoqërisë Civile të Ambasadës Amerikane, “Shkëndija e Iniciativave Lokale të Aktivizmit”, zbatuar nga Co-PLAN, i cili ndihmon aktivistët dhe organizatat lokale të punojnë për çështje të tilla si të drejtat e grave, angazhimi i të rinjve, mjedisi, turizmi etj.

Scroll to Top