Xhensila Mirashi

YOUTHOFMALIQ4HERITAGE është nisma e ndërmarrë nga organizata “ACT THINK CENTER”, e cila lindi si një lëvizje e grupit joformal të të rinjve në Bashkinë e Maliqit me drejtuese Xhensila Mirashi-n. Nëpërmjet kësaj nisme synohet shpluhurosja nga harresa e monumenteve të kulturës, të cilët ndodhen në territorin e kësaj bashkie; njohja dhe mbrojtja e vlerave të trashëgimisë historike e kulturore të tyre nga të rinjtë. Gjithashtu, nisma ka si qëllim realizimin e një cikli dokumentarësh për promovimin e këtyre monumenteve kulturore nëpërmjet publikimit në median sociale e tradicionale, si edhe do të advokohet pranë njësisë së qeverisjes vendore për përmirësimin e sinjalistikës e kthimin e këtyre aseteve në atraksione të qëndrueshme turistike.  

Scroll to Top