Xhejsika Laçi
Xhejsika Laçi ka kryer studimet Bachelor në Punë Sociale dhe Master Shkencor në Administrim të Shërbimeve Sociale, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Aktualisht, Xhejsika punon si specialiste e Barazisë Gjinore dhe Dhunës në Familje, në Drejtorinë e Shërbimeve Sociale, Bashkia Mat dhe angazhohet me organizata të shoqërisë civile në shkrim dhe menaxhim projektesh. Për të shtuar, Xhejsika gëzon statusin Ambasadore Globale Rinore e përkushtuar për arritjen e Objektivit 4 të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Qëndrueshëm: “Arsim cilësor gjithëpërfshirës dhe i barabartë për të gjithë”.
Xhejsika i’u bashkua programit #shkëndija me synim rritjen e ndërgjegjësimit rreth çështjeve të shëndetit mendor. Shumë individë në zonën e Matit përballen me sfida unike, nga qasja e kufizuar në burime deri tek stigma rreth çështjeve të shëndetit mendor. Kështu, Xhejsika synon të krijojë mjedise mbështetëse ku individët të ndihen të fuqizuar për të kërkuar ndihmë, për të folur hapur për betejat e tyre dhe për të aksesuar burimet që u nevojiten për të lulëzuar mendërisht dhe emocionalisht.