Aktivistët e rinj janë individë që jo domosdoshmërisht kanë pasur mundësinë të shikojnë sesi institucionet punojnë në praktikë dhe për të konkretizuar informacionin e marrë në punëtorinë Aktivizmi dhe Advokimi, u realizuan dy vizita studimore. Vizita e parë, u realizua pranë institucionit të Komisionerit për Mbrotjen nga Diskriminimi, ku pjesëmarrësit u informuan mbi legjislacionin përkatës, çfarë sjelljesh përbëjnë diskriminim dhe cilat jo si edhe kur një çështje mund të çohet pranë Komisionerit.
Vizita e dytë, u realizua pranë Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e Dhënave Personale, ku pjesëmarrësit u informuan në lidhje me strukturën e institucionit, informacionin me dhe pa kërkesë, programin e transparencës, etj.
Aktivistë të programit #shkëndija 2024, jo vetëm patën mundësinë të takoheshin me përfaqësues të Komisioneri për Mbrojtjen kundër Diskriminimit dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, të njiheshin më nga afër me punën e tyre të përditëshme por edhe të diskutonin çështje, të cilat lidheshin drejtëpërdrejt me nismat e tyre.
Pjesëmarrësit morën informacione të vlefshme, të cilat do ti ndihmojnë ata në çuarjen para të iniciativave.
Programi #shkëndija është pjesë e projektit “SPARKs: Mbështetja e Aktivizmit Qytetar dhe Nismave Avokuese në Shqipëri”, zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, si pjesë e programin “Ngritja e Kapaciteteve të Shoqërisë Civile”.