Njihuni me programin #shkëndija
Programi #shkëndija mbështet me njohuri dhe mentorim të specializuar aktivistë (individë, grupime apo organizata) në procesin e zhillimit të nismave konkrete për ndryshim me qëllim përmirësimin e jetës së tyre dhe qytetarëve në komunitetin ku ata jetojnë.
Programi #shkëndija është proces mësimi praktik i cili hap mundësi të shumta për secilin që bëhet pjesë, pra është rrugëtim përmes të cilit ju i bashkoheni një rrjeti të gjerë aktivistësh, profesionistësh dhe shoqërisë civile në Shqipëri. Programi #shkëndija është pjesë e projektit ”Nxitja e Nismave të Aktivizmit Lokal – SAIL’, i cili zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit me mbështetjen e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Mbështetja nga programi #shkëndija përfshin:
1 – Punëtori të tematikave me rëndësi të veçantë për aktivizmin, ku veçojmë: (a) aktivizmi, organizemi komunitar, dhe advokimi; (b) zhvillimi i aftësive në aktivizëm përmes teknikave të gazetarisë investiguese; (c) si të bashkëpunojmë dhe të përdorim mediat tradicionale dhe alternative; etc. Përmes punëtorive, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të kuptojnë në praktikë procesin e konceptimit, formulimit, zbatimit dhe monitiorimit të një nisme.
Këto punëtori do të realizohen nga ekipi i programit #shkëndija në bashkëpunim me njohës shumë të mirë dhe me përvojë të fushave në fokus të punëtorive.
2 – Mbështetje e vazhduar me orientim, këshillim, njohuri si dhe angazhim i drejtëpërdrejtë në procese thelbësore. Ky proces do të jetë i shtrirë në kohë përgjatë vitit dhe synon të krijojë kushtet e nevojshme për ta rritur më tej nismën.
3 – Mundësim të pajisjeve apo shërbimeve thelbësore për ecurinë e nismës, për pjesëmarrësit më të angazhuar të programit.
Përse duhet të marr pjesë në programin #shkëndija?
Arsyet janë të shumta, por ne po ndajmë disa:
– Për të ndërmarrë hapa konkretë për zhvillimin dhe zbatimin e nismës/çështjes që ju shqetëson/ përbën interes për ju.
– Për të qënë pjesë e një organizimi dinamik që mbështet zhvillimin e komunitetit tuaj;
– Për të përmirësuar aftësitë tuaja në ngritjen dhe adresimin e problematikave të komunitetit;
– Për të kultivuar njohuritë dhe aftësitë tuaja ndryshim-sjellëse;
– Për t’ju njohur më shumë nisma të tjera interesante që janë duke ndodhur, që ju mund të doni t’i bashkoheni apo t’i mbështesni;
– Pjesëmarrësit e nismës #shkëndija do të kenë mundësi jo vetëm të mësojnë nga njerëz me përvojë, por dhe të këshillohen dhe mbështeten nga ta gjatë rrugëtimit shumë domethënës dhe shpërblyes të aktivizmit;
Ekipi Ynë
Projekti ‘Nxitja e Nismave të Aktivizmit Lokal – SAIL’ prej disa vitesh zbatohet nga një ekip i përkushtuar. Projekti SAIL dhe programi #shkëndija drejtohet nga Dr. Aida Ciro, dhe kurohet me shumë përkushtim dhe pasion nga Dizajneri Grafik dhe Fotografja Klesta Galanxhi.
Aida Ciro
Drejtuese e Projektit SAIL
dhe programit #shkëndija
Meri Zeneli
Experte e Shoqërisë Civile
dhe Çështjeve Gjinore
Klesta Galanxhi
Dizajner Grafik
dhe Fotografe