Punëtori: Komunikimi dhe Mediat Sociale në Funksion të Ndërgjegjësimit dhe Rritjes së Vizibilitetit

Programi #shkëndija vazhdon të mbështesë me njohuri dhe mentorim të specializuar aktivistë/aktiviste (individë, organizata, grupime informale) gjatë proçesit të zhvillimit të nismave që synojnë ndryshimin dhe përmirësimin e jetës në komunitet. Në proçesin e finalizimit të planeve individuale të punës dhe në pragë të dhënies jetë iniciativave, pjesëmarrësit e programit u bënë pjesë e punëtorisë “Komunikimi dhe mediat sociale në funksion të ndërgjegjësimit dhe rritjes së vizibilitetit” që u mbajtë në platformën ZOOM më 27 Qershor 2024;

Qëllimi i punëtorisë ishte njohja e pjesëmarrësve të programit me elementet bazë që lehtësojnë komunikimin e një nisme, nxitja e ideve të reja për krijimin e një identiteti individual, njohjen me programet që mundësojnë krijimin e identitetit si edhe krijimin e një përmbatje për mediat sociale.

Krahas informacionit teorik mbi identifikimin dhe studimin e audiencës, krijimin e identitetit pamorë që ndihmon audiencën të dallojë dhe mbajë mend nismën, përcaktimi i mesazhit kryesor dhe atij dytësor, shembujsh konkretë u ndanë me pjesëmarrësit për të rritur nivelin e kuptueshmërisë dhe zbatueshmërisë së infomacionit të marrë.

Në një kohë kur keqinformimi është shumë i përhapur, vëmendje u kushtua edhe kërkimit në rrjet, fact-checking, ruatjes dhe komunikimit të fakteve. Informacionet e ndara me pjesëmarrësit e programit, do ti ndihmoj ata të krijojnë përmbatje të pështatshme për rrjetet sociale dhe përcjellin mesazhin e nismës së tyre tek audienca e dëshiruar.

Programi #shkëndija vjen në kuadër të projektit “SPARKs – Supporting Civic Activism and Advocacy Initiatives in Albania”, i zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në @usembassytirana si pjesë e programit “Civil Society Capacity Building”.

Scroll to Top