Daniela Dávila
Daniela Dávila u diplomua në Universitetin e Karolinës së Veriut në Pembroke,Amerikë, në degën Shkenca Politike dhe Administrim Publik. Studimet bachelor ajo i përfundoj për Administrim Publik dhe Organizata Jofitimprurëse. Gjatë karrierës së saj, Daniela ka marrë pjesë aktive në organizata të ndryshme jofitimprurëse, si Koalicioni Amerikan Latin dhe ActionNC. Fokusi i saj kanë qënë të drejtat e emigrantëve dhe strehimit, si dhe politikëbërja.
Në vitin 2019, Daniela për herë të parë vizitoi Shqipërinë dhe ishte dëshmitare e sfidave me të cilat përballen kafshët endacake. Kjo përvojë e shtyu atë t’i përkushtohej përmirësimit të kushteve të tyre të jetesës. Aktualisht, Daniela punon në sektorin e arsimit dhe si pjesë e programit #shkëndija synon të rrisë ndërgjegjësimin për një trajtim më të mirë të kafshëve endacake dhe të avokojë për mirëqenien e tyre.