Anxhelina Kano ka kryer studimet bachelor dhe master shkencor për Psikologji Klinike në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës . Aktualisht ofron shërbimin psiko-social në fushën e shëndetsisë. Ajo është pjesmarrëse në programin Shkëndija me synimin për të dhënë zë dhe informacion stafit pedagogjik të sistemit parashkollor për mënyrën e menaxhimit të situatave kur në grup bëjnë pjesë fëmijë me nevoja speciale në veçanti me spektrin e autizmit. Informacioni, teknikat dhe strategjitë janë dokumentuar në formën e një broshure e cila i është shpërndarë stafit edukues në disa kopshte në Bashkinë Tiranë. Fokusi janë fëmijët me nevoja speciale për të patur një zhvillim sa më cilësor dhe të barabartë me fëmijët e tjerë.
Më poshtë ju mund të njiheni me materialin informues që Anxhelina përgatiti me mbështetjen e mentorueseve Etel Turtulli dhe Marta Bej.