Sot për të Ardhmen
Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” (QZHK) është një organizatë e pavarur që angazhohet në promovimin e barazisë gjinore, ofrimin e mbështetjes dhe fuqizimin për grupet e pafavorizuara si viktimat e dhunës, familjet me probleme social-ekonomike, minoritetet etnike dhe kulturore dhe personat me aftësi të kufizuara. QZHK “Sot për të Ardhmen” , si pjesë e programit #shkëndija, ka ndërmarrë nismën për hartimin dhe implementimin e një fushate ndërgjegjësimi dhe përmirësimi të aksesueshmërisë së ambienteve publike për personat me aftësi të kufizuara, nënat dhe baballarët me fëmijë të vegjël që lëvizin me karroca, të moshuarit e persona të tjerë me kufizim të lëvizjes në qytetin e Durrësit. Kjo nismë, ka për qëllim që të kontribuojë në përmirësimin e jetës së personave me aftësi të kufizuara dhe në kultivimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe të drejtë për të gjithë qytetarët.