Mirela Mataj
Mirela ka përfunduar studimet e larta dhe Masterin Shkencor në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, Fakulteti i Shkencave Sociale, dega “Psikologji Organizative”. Prej 5 vitesh është angazhuar në sektorin publik, si specialiste pranë Qendrës së Formimit Profesional Publik në Shkodër, ku në fokus janë shërbimet që u mundësohen qytetarëve për kualifikime dhe rikualifikime profesionale, me qëllim përshtatjen dhe punësimin e qëndrueshëm sipas orientimeve të tregut të punës.
Ajo është fokusuar tek çështjet sociale, përmes iniciativave që përmirësojnë jetën në komunitet dhe ka ndërmarrë nismën “Rrethina do ujë”, si pjesë e Programit #shkëndija, me qëllim përmirësimin dhe instalimin e sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm në Njësinë Administrative Rrethina në Bashkinë Shkodër.