Dita Kombëtare e Aktivizmit 2019 shërbeu si një platformë për organizatat për të treguar veten, për të njohur të gjithë shembujt e mirë, për të angazhuar organizata të ndryshme për të krijuar një rrjet me njëra-tjetrën dhe më e rëndësishmja për të marrë një moment për të treguar se Aktivizmi dhe Organizimi në Komunitet janë të mundshme sa herë që ka vullnet dhe bashkëpunim ndërmjet komuniteteve dhe organizatave të shoqërisë civile. Edicioni i sivjetshëm kishte në fokus Rininë dhe nevojën për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet grupeve studentore/rinore dhe përfaqësuesve të OShC-ve lokale. Nëpërmjet një programi të dedikuar artistik më 22 tetor, ne shfaqëm shembuj të potencialit që gjendet në partneritete të tilla. Mesazhi kryesor i edicionit të sivjetshëm të NAD, ishte: Energjia pozitive e të rinjve që janë bashkuar me njohuritë dhe përvojën e OShC-ve mund të nxisin ndryshime të prekshme në komunitetet tona lokale.