Takim me Prefektin e Korçës z. Nertil Jole për krizën e ndërprerjeve të energjisë elektrike në Vithkuq

Bashkë me Luka Grabockën dhe përfaqësues të organizatës Korça Apline,  të cilët i janë bashkuar nismës “Kriza e Ndërprerjeve të Energjisë Elektrike në Vithkuq“  përfaqësues të programit #shkëndija u takuan me prefektin e Qarkut Korçë z. Nertil Jole. Gjatë këtij takimi na u dha mundësia që Luka të prezantonte nismën e tij për zgjidhejn e ndërprerjeve  të energjisë elektrike në njësinë Administrative Vithkuq.  

Gjatë takimit u diskutua gjerësisht problematika që prej vitesh prek komunitetin e Vithkuqit dhe u rekomanduan disa zgjidhje për përmirësimin e situatës, të dala nga bashkëbisedimet me banorët e njësisë administrative dhe elektriçist të zonës. 

Z. Jole shprehu mbështetjen e tij të plotë për nismën dhe u angazhua që do të komunikojë me institucionet përgjegjëse, si OSHEE dhe OST për qarkun e Korçës për të parë mundësitë e zgjidhjes sa më shpejt të kësaj  çështje jetike.  Një nga detyrat e dala nga ky diskutim ishte përgatitja e një memorandum dhe ndarja e tij me disa aktorë local dhe kombëtarë. 

Një takim i dytë u realizua edhe me kryetarin e bashkisë Korçë z. Sotiraq Fino me të cilin u nda i njëjti shqetësim. 

Ky është një hap i rëndësishëm drejtë zgjidhjes  së problemit dhe përmirsimit të jetës së banorëve të Vithkuqit. 


Programi #shkëndija është pjesë e projektit “SPARKs: Mbështetja e Aktivizmit Qytetar dhe Nismave Avokuese në Shqipëri”, zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, si pjesë e programin “Ngritja e Kapaciteteve të Shoqërisë Civile”.

Scroll to Top