Proçesi i selektimit dhe intervistimit të #shkëdijave për 2024 u përmbyll me pranimin në program të shtatëmbëdhjet nismave, të cilat do të mbështeten me njohuri dhe mentorim të specializuar gjatë gjithë proçesit të zhvillimit të nismave.
Kështu, shtatëmbëdhjet (17) aktivistë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë morën pjesë në punëtorinë e parë me temë “Aktivizmi dhe Advokimi”, që shënon pikënisjen e proçesit të ndarjes së përvojave, dijes dhe mentorimit në kuadër të programit #shkëndija.
Pjesëmarrësit u njohën me konceptet e aktivismit dhe advokimit, hapat që duhen ndjekur për qartësimin e problemit, përcaktimin e aktiviteteve kyçe, analizimin e aktorëve dhe bashkëpunëtorëve dhe studimin e situatës. Pjesëmarrës në punëtori, i cili këtë herë u zhvillua në Tiranë dhe Lushnjë, ishin aktivistë nga zona e Tiranës, Durrësit, Maliqit, Korçës, Bulqizës, Kruja, Gjirokastra dhe Mati, etj si dhe pjesëmarrës në program nga vitete e shkuara Rigers Beqiri dhe Anxhelina Kano. Rigersi dhe Anxhelina ndanë rrugëtimin e tyre me programin dhe u përgjigjën pyetjeve të pjesmarrësve.
Punëtoria “Aktivismi dhe Advokimi” i pajisi pjesëmarrësit me njohuri praktike mbi zbatimin e nismave dhe do të ndiqet nga visita studimore pranë ambjenteve të disa insitucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile.
Programi #shkëndija vjen në kuadër të projektit “Supporting Activism and Civic Initiatives in Albania”, i zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane si pjesë e programit “Civil Society Capacity Building”.