Edi Truka

Themelues i North Green Association, dhe Drejtor Ekzekutiv për drejtimin dhe mirë menaxhimin e organizatës që operon në të gjithë shqipërinë dhe me qendër në Tiranë. Në këtë pozicion që e mbaj prej 2015, kam udhëhequr inciativa me rëndësi në mbrojtje të mjedisit me produkte analitike, strategjike dhe studimore, duke bashkëpunuar me aktorë të qeverisjes qendrore, vendore, organizata të tjera mjedisore, ekspertë dhe aktivistë për hartimin e strategjive dhe studimeve sipas fushave. Përvoja e punës prej 9 vitesh përfshin vendosmërinë për ngritjen e kapaciteteve institucionale në fushën e mjedisit, mbështetjen e organizatave lokale, ekspert, student dhe të rinjtë e shkollave profesionale për të mbrojtur mjedisin.  Bashkëpunimi me partnerë kombëtar dhe ndërkombëtar për të rritur standardet dhe kërkesën për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm janë realizuar me sukses nisma në mbrojtjen e lumenjve, pyjeve, ajrit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë së zonave rurale.

Scroll to Top